Pesë shqiptarë janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Carditello të Italisë.Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave makina ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kufirin me Casaluce.
Në mjet udhëtonin pesë punëtorët shqiptare, tre prej të cilëve raportohen në gjendje kritike për jetën. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikëses, duke nxjerrë të aksidentuarit nga makina dhe duke i transportuar në spital.
