Një tjetër aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të premte pranë by-pass të Fierit, në zonën e quajtur Baltëzës.
Dy mjete, njëri “Opel” dhe tjetri “Golf” janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin. Sipas pamjeve të publikuara nga BalkanWeb, përplasja ka qenë mjaft e fortë dhe ka pasur dëme të shumta materiale. Madje, nga fuqia e përplasjes një prej mjeteve ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se shkak ka qenë shpejtësia e lartë e të dy mjeteve.
