Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Marrëveshje me izraelitët, Shqipëria gati për mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike

11:34 / November 30, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Peleshi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael. Bashkë me Ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi morën pjesë në konferencën e nivelit të lartë, të organizuar nga IMPROVATE që u zhvillua në Jeruzalem. IMPROVATE është një organizatë që punon për avancimin e teknologjisë izraelite dhe që shërben njëherësh si një platformë për të lidhur liderët, vendimmarrësit apo investitorët me kompanitë e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte folës kryesor në një nga panelet me temë: “Mbrojtja kibernetike”. Z.Peleshi theksoi faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur mjaft kohë në një sistem të gabuar para viteve ‘90, kështu që tani duhet të vrapojmë që të arrijnë vendet e përparuara në teknologji. Ndaj ministri i Mbrojtjes, që në fillim të fjalës së tij, ftoi bizneset izraelite të kapitalit për sipërmarrje inovative.
Ministri i Mbrojtjes tha se zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht sfida dhe kërcënime po aq të mëdha, çka e bën jetësore mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike. Në këtë pikë, ministri kërkoi më shumë angazhim, bashkëpunim e koordinim më të madh ndërkombëtar, për të ofruar siguri kundër sulmeve kibernetike të çdo lloji.
“Vendet e zhvilluara sigurisht që do të drejtojnë, por në të njëjtën kohë ato duhet t’i asistojnë, mbështesin dhe ndihmojnë të tjerët që të përparojnë dhe të krijojnë elasticitetin dhe mjetet e nevojshme në fushën kibernetike. Jemi dëshmitarë të shtimit të sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve të infrastrukturës. Subjektet me qëllime keqdashëse po shfrytëzojnë përdorimin e internetit, i cili ka krijuar pika të cenueshme për sigurinë e tyre. Për më tepër, gjatë pandemisë, veçanërisht në vitin 2020, kaluam drejt punës në distancë. Kjo krijoi terren të pasur dhe tani është më e lehtë se kurrë për të ekzekutuar çdo sulm kibernetik”, u shpreh ministri Peleshi.
Sipas Ministrit të Mbrojtjes, “sulmet kibernetike kërcënojnë të sulmojnë thelbin e demokracive liberale, vullnetin e lirë të shoqërive moderne”. Ai foli për përpjekjet që po bën qeveria shqiptare, e cila po investon gjithnjë e më shumë në inovacion, teknologji dhe infrastrukturë digjitale për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët tanë.
“Si një aleat i NATO-s, Shqipëria gjithashtu njeh hapësirën kibernetike si domenin e pestë të luftës, krahas tokës, detit, ajrit dhe hapësirës. Kështu, ne kemi krijuar në Forcat e Armatosura Shqiptare “Njësinë Ushtarake për Sigurinë Kibernetike” dhe mbështetemi te partnerët tanë strategjikë për ta zhvilluar më tej atë. Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë synon të ndryshojë dhe të japë shembull duke krijuar qasje të re ndaj inovacionit, sinergji të re në fushat e kapaciteteve ushtarake, mbrojtjes civile dhe sigurisë kibernetike. Ne mezi presim të ofrojmë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e zgjidhjeve inovative duke krijuar “Ekosistemin e Inovacionit” brenda Institucionit të Mbrojtjes”, theksoi ministri Peleshi.
Së shpejti Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri do të marrë si pjesë të fushës së përgjegjësisë së saj politikbërjen dhe monitorimin e mbrojtjes kibernetike, duke u kthyer në institucionin qendror të politikave, rregullave, standardeve të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për hapësirën e sigurisë dhe mbrojtjes ushtarake, por edhe për të gjithë sistemet e tjera infrastrukturës kritike, private e publike.

Mbrojtja kibernetike ministri Peleshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A u vranë vërtet 28 mijë shqiptarë në Luftën e Dytë Botërore?! Historiani Pëllumb Xhufi tregon të vërtetën …

11:41 / November 30, 2025

Ministrja Koçiu: Koordinim ndërinstitucional mes strukturave vendore për menaxhimin e situatës nga reshjet

16:12 / November 17, 2025

Avokatja e Popullit: Meta ka pranuar që nuk është dhunuar nga policia, ka firmosur dy dokumente

18:26 / October 30, 2025

Arrestohet 27-vjeçari nga Vlora, kapet me kanabis dhe kokainë

11:00 / October 28, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.