Gazetari Artan Hoxha në një postim në fb thotë se në protestën e organizuar te selia e PD-së krahas shumë mjeteve është përdorur dhe një mjet i veçantë, i cili nuk është parë në tubimet e mëparshme. Krahas postimit Hoxha ironizon me një foto ku shkruhet: “Mbahu Lul Brava se erdhi Dashi i Saliut”.
Postimi i Hoxhës:
Ky është një mjet i improvizuar, i përdorur për herë të parë, gjatë një proteste “paqësore” në Shqipëri.
Saldatoret hekurpunues të Berishës, e kanë ndërtuar për të thyer dyert e blinduara të selisë së PD-së, nga kovaçët saldatorë të Bashës.
Në lashtësi quhej “dash”, nisur nga fakti se imitonte sulmin me brirë të dashit.
Ushtritë sulmuese e përdornin “dashin” për të thyer me forcë dyertë e përforcuara të kështjellave…
Në fakt vetëm kjo “armë”, e mbajtur nga tetë burra njëherësh, e shpartalloi rezistencën e derës së blinduar të PD-së nga krahu i xhamisë.
Menjëherë pas shpërthimit të derës, ndërhyri policia me gaz lotsjellës dhe ua hoqi fitoren nga dora, “përmbaruesve” të Berishës.

