Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mbyllet shkolla e mesme në Korçë, stafi pedagogjik dhe disa nxënës rezultuan me Covid

10:15 / January 19, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
korce 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbyllet shkolla e mesme e agrobiznesit në qytetin e Korçës, ‘Irakli Tërova’ ka mbyllur dyert e saj për shkak të rritjes së infektimeve të nxënësve dhe stafit të shkollës me Covid-19. Pas marrjes së këtij vendimi, mësohet se mësimi do të vijojë, por online.

Mungesa e stafit pedagogjik ditët e fundit si pasojë e prekjes me koronavirus, ka sjellë probleme me procesin e zhvillimit të mësimit, ndërsa në shkollë ditën e djeshme mësohet se ka pasur edhe mungesa nga ana e nxënësve, të cilët kanë shfaqur simptoma tipike të infeksionit.

Vendimi është marrë nga vetë drejtori i shkollës, Adrian Sheremeni. Kalimi nga skenari B në skenarin A, pra rikthim në zhvillimin e mësimit në klasë, sipas drejtorit të kësaj shkolle, do të jetë në varësi të situatës në ditët në vijim.

VENDIMI PËR MBYLLJEN E SHKOLLËS:

“Duke parë situatën e infektimeve të Covid-19, drejtoria e shkollës vendosi mbylljen e shkollës dhe kalim në skenarin dy, mësim online me platformat e ndryshme që i kemi përdorur në vitet e kaluara. Arsyeja e mbylljes është sepse kemi infeksione te nxënësit. Numër jo shumë të madh, por kryesorja është sepse kemi infeksione në stafin mësimor. Nga 11 mësimdhënës, pesë kanë rezultuar me Covid-19 ditën e djeshme. Duke pasur si qëllim parësor ruajtjen e shëndetit, menduam të kalojmë në këtë skenar nga data 18 deri në 28 janar. Nëse do të ketë negativizime në stafin mësimor, mund të rikthehemi në shkollë”, deklaroi Sheremeni duke shtuar më tej se në varësi të situatës do të merret vendimi për zhvillimin e mësimit pas kësaj date. Jo më pak problematike është edhe gjendja te nxënësit, një pjesë e mirë e të cilëve kanë shfaqur shenjat tipike të koronavirusit. “Shkolla jonë ka rreth 180 nxënës, të ndarë në dy drejtime, veterinari dhe bujqësi. Nga këta rreth 18-20 nxënës ishin me probleme, kollë dhe rrufë. Duke parë këtë situatë menduam ta mbyllim. Në ditët në vijim do të bëjmë edhe dezinfektimin e shkollës”, nënvizon drejtori teksa shton se me simptoma koronavirusi kanë rezultuar edhe dy nxënës që jetonin në konvikt, duke u bërë kështu potencial infektimi edhe për stafin. Sheremeni thotë se ata do të shkojnë në shtëpitë e tyre për të vijuar me mësimin online. Veç mësuesve e nxënësve, me COVID-19 ka rezultuar edhe sekretarja e shkollës. Situata e infektimeve në shkollat e tjera në qytetin e Korçës, nuk paraqitet alarmante, në raport me qytete e tjera. Të dhënat e fundit nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Korçë flasin për 7% mungesa nga ana e nxënësve. Por jo të gjitha lidhen me covid-19. Sa i takon stafit pedagogjik, rreth 30 mësues aktualisht figurojnë të infektuar. Këtë fillimvit, shifrat e COVID-19 janë shumëfishuar me infektime në masë në të gjithë vendin. Por që prej fundshtatorit, kur shkollat çelën dyert, ky është i pari institucion arsimor që detyrohet të mbyllë tërësisht dyert për të kaluar jo në skenarin e dytë (mësim midis prezencës fizike dhe asaj online), por në atë të tretë, tërësisht mësim përmes aparaturave teknologjike.

Korçë stafi pedagogjik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.