Ramazan Hasalliu, 50 vjeç sapo kishte dalë nga dyqani i bukës kur ndodhi përplasja me armë në qytetin e Kavajës. Për fatin e tij të keq, plumbat e kapën sapo doli nga dyqani duke e lënë të vdekur në vend.
Ai ka qenë duke u kthyer në shtëpi, me bukë në dorë, mesditën e kësaj të enjte, teksa kishte nisur dhe përplasja mes disa personave.
Balkanweb citon burime policore duke thënë se ka qenë një konflikt për motive banale që ka përfunduar në përdorimin e armëve, që dyshohet të ketë qenë kallashnikov.
Lexo edhe- Çfarë po ndodh në Kavajë? Përplasja mes bandave lë të vrarë kalimtarin rastësor
