Policia e Bolonjës në Itali ka vënë në pranga dy shqiptarë të cilët vetëm muajin e fundit kishin grabitur një karburant në Ravennate katër herë, ku kishin vjedhur mijëra euro.
Bëhet fjalë për dy shqiptarë 29 dhe 24 vjeç me leje qëndrimi në Itali. Policia i ka kapur në flagrancë në orët e para të mëngjesit të së hënës, teksa tentonin të bënin grabitjen e radhës në të njëjtën pikë karburanti. Tashmë ata janë pas hekurave.
Sipas mediave italiane vjedhjen e parë ata e kishin bërë më 8 korrik, të armatosur me thikë dhe me maska kanë thyer kasën e shpërndarjes së karburantit dhe në total mendohet të kenë marrë 4 mijë euro.
