Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Memelli flet hapur: “Na interesojnë pikët, jo loja e bukur”

15:18 / February 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Memelli Migen 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trajneri i korçarëve, Migen Memelli, ka dhënë një konferencë për shtyp ku ka folur për situatën e Skënderbeut në prag të sfidës që juglindorët kanë këtë javë kundër Vllaznisë. Ai deklaroi se në këtë fazë ku ndodhemi, kemi nevojë më shumë për pikët dhe jo për lojën e bukur.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme në këtë pikë të sezonit, ku më tepër se kurrë na duhen pikët se loja e mirë. Besoj se qëllimi kryesor për ne kur të hymë në fushën e lojës është marrja e pikëve maksimale. Edhe në kushtet që kemi mungesa sepse si staf transferojmë një klimë pozitive edhe tek ata lojtarë që u jepet mundësia për tu futur në fushën e lojës.”, tha Memelli.

Pyetje: Besoni tek shpëtimi i Skënderbeut?
Memelli: “Duhet t’i marrim ndeshje një pas një , gjëja e fundit që mund të mendoj është rrëzimi. E them me bindje se kur të plotësohet klubi, do ta shikoni sesa solide do jetë skuadra dhe çfarë rezultatesh do kemi. Në këtë pikë mendoj se është momenti që të japim maksimumin. Jemi të ndërgjegjshëm që situata duhet të përmirësohet për të pasur një rritje psikologjike në javët në vazhdim.”
Pyetje: Janë në gjendje lojtarët ta përballojnë vendin ku ndodhen?
Memelli: “Nëse bëjmë një rezultat mirë nesër, që është fitorja, pa diskutim mendoj që ana psikologjike do rritet. Pastaj gjendja e skuadrës do të jetë më e mirë dhe duke përballuar javët në vazhdim. Janë shumë javë për tu luajtur dhe çdo javë është e rëndësishme. Duke pasur besimin që gjërat do ndryshojnë, mendoj që edhe situata në klub do të ndihmojë.”
Pyetje: Avantazh që Vllaznia është larg titullit kampion?
Memelli: “Në këtë pikë do tregoja mungesë respekti nëse flisja për Vllazninë. Çdo skuadër ka planet e veta. Mendoj që për nga kultura sportive, jemi dy qytete të përafërta dhe besoj që nesër do të zhvillojmë një ndeshje të pastër dhe shpresojmë të dalim fitues.”
Pyetje: Ju ka ikur buzëqeshja
Memelli: “Jo aspak, gjithmonë lojtarët më japin besim dhe ec gjithmonë me optimizëm. Unë jam njeriu që mund të dorëzohet në këtë klub.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lazio vihet në lëvizje për Armando Brojën, sulmuesi shqiptar në krye të listës së merkatos

16:47 / July 27, 2026

Mbappe thyen heshtjen pas Botërorit

16:19 / July 27, 2026

Mbrëmje historike për boksin shqiptar/ Sonte Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua

21:49 / July 25, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.