Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mero Baze/ ‘Pushtimi’ i selisë, si beze e kuqe me të cilën Basha po tundon Berishën

21:15 / October 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mero Baze 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E vetmja përgjigje e sinqertë që i vë kapakun çdo debati nervoz rreth foltores së Berishës dhe të ardhmes së saj, është pushtimi i selisë së PD nga mbështetësit e Berishës. Është një nga gjërat më origjinale që di të bëjë Sali Berisha për të frymëzuar njerëzit e vet.Njësoj si ai dhe mbështetësit e tij. Ata kanë krijuar stereotipin e problemit që ka PD dhe ky problem sipas tyre, është tradhtia e Lulzim Bashës ndaj Sali Berishës.

Pra Lulzim Basha nuk u kërkua të shkarkohet asnjëherë, as kur ka humbi zgjedhjet, as kur ka lënë jashtë liste njerëz me emër në PD, as kur ka bojkotuar Parlamentin apo zgjedhjet, por u dashka pushkatuar pse ka “tradhtuar” Sali Berishën. Dhe meqë ky është një argument i dobët për shkarkimin e tij, sërish si zgjidhje propozohet “pushtimi i selisë së shenjtë” të demokratëve.

Edhe mbështetësit e tij më të zëshëm në medie, kur nuk gjejnë dot argumente logjike se çfarë ka bërë Lulzim Basha tani, që duhet të shkarkohet, dhe nuk e ka bërë këto tetë vite, zihen ngushtë që është thjesht halli i Sali Berishës, dhe argument kanë që Berisha do t’i pushtojë selinë atij, nëse nuk ikën.

Pra është e qartë që problem është se Basha ka tradhtuar Sali Berishën dhe po aq e qartë që zgjidhja është të pushtojmë me forcë selinë e PD dhe ta zbojnë.

Gjithë debatet e tjera janë pa vlerë dhe nuk ngjisin në opinion. Të vetmet gjëra që mbesin në mëndje të njerëzve janë që Berisha është tërbuar se e ka tradhtuar Basha dhe se atë do ta zbojnë duke pushtuar selinë.

Kjo në fakt është dhe gjëja më origjinale e Sali Berishës. Hakërrimi i tij përmes forcës ndaj kundërshtarëve ka qenë e vetmja gjë që ka bërë 30 vjet, edhe pse asnjëherë nuk ka fituar prej saj.

Gjithnjë ka humbur pikërisht kur ka dashur të bëjë si i fortë. Ka humbur më 1997 dhe nuk dinte ku të fshihej pasi tentoi të përdorë forcën kundër qytetarëve, ka varrosur PD-në më 1998, kur keqpërdori vdekjen e Azem Hajdarit dhe pushtoi zyrat e shtetit dhe TVSH, ka humbur më 21 janar kur vrau katër qytetarë, pse demonstronin para selisë së Kryeministrisë dhe ka humbur çdo përballje force me kundërshtarët në jetën e tij opozitare.

Heshtja e Lulzim Bashës dhe injorimi i kërcënimeve, janë një joshje dhe më e madhe për Sali Berishën që t’i forcojë ato. Nuk di nëse Basha e ka taktikë që të përdorë heshtjen e tij, si beze të kuqe që ta tundojë Berishën, të kapërcejë gardhin e SHQUP-it, apo e ka të rastësishme, por në fakt, ai ka shanse ta degradojë përfundimisht foltoren, duke e kthyer në një skenë filmi ku ai prapë do të fitojë si soditës.

Mero Baze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

O sa mir me ken… dëshmitar, o hej!!

11:11 / September 17, 2026

Pse u dënua Hashimi

20:40 / September 16, 2026

Duhet të kishim dhe ne shqiptarët qelitë tona në Hagë

20:20 / September 16, 2026

E vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është përndjekja politike ndaj Erion Veliajt

21:19 / September 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.