Dy fëmijë dhe babai i tyre janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pak pas mesnate në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit.
Sipas informacionit paraprak të policisë një 53-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me bordurën e për pasojë makina ka marrë flakë.
Fatmirësisht të tre janë dëmtuar lehtë.
NJOFTIM
Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
