Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Mllefi i një urdhër arresti” / Zbulohen detaje nga vrasja e oficerit të policisë në Lezhë 4 muaj më parë

10:01 / December 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Saimir Hoxha dhe Aldi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mllefi i një urdhër arresti që Saimir Hoxha kishte prerë për të riun Aldi Ramën mund të jetë bërë shkak që ky i fundit të ekzekutonte oficerin e Policisë. Report Tv ka mësuar sot detaje të reja në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 28 shtator në Ishull-Lezhë, ku Hoxha rezulton të jetë një ndër personat që ka përgatitur dhe firmosur procesverbalin e arrestit për Aldi Ramen, në njërin nga dy rastet që ai është arrestuar.

Në këtë pikë ka dyshime të forta, se i riu mund të ketë patur një mllef të madh me oficerin e policisë, nën komisarin Saimir Hoxha, ndaj dhe ka qëlluar direkt me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend, sapo oficeri Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit pasi ka ndaluar automjetin me të cilin udhëtonte i riu.

Procesverbali i urdhër arrestit për Aldi Ramen që mban dhe firmën e oficerit Saimir Hoxha i është bashkuar procedimit penal të regjistruar nga prokuroria e Lezhës, pas kallëzimit të bërë nga 21-vjeçari për dhunë dhe keqtrajtim nga uniformat blu. Në lidhje me këtë çështje hetimet për veprën penale “Kryerja veprimesh arbitrare” po drejtohen nga prokurori Françesk Ganaj dhe sipas burimeve janë marrë në pyetje efektivë dhe oficerë të policisë të cilët kishin bërë ndalimin e Aldi Ramës.

Oficeri krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28-shtator teksa bashkë me dy kolegë të tij po ktheheshin nga një aksion anti-kanabis në Ishull-Lezhë. Oficeret e policisë ndaluan për kontroll makinën në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shoke të tij, por sapo i oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas ngjarjes i riu arriti të largohet dhe gjatë operacionit policor për kapjen e tij qëlloi veten me pistolete, duke mbetur i plagosur rëndë dhe një ditë më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë. Oficeri Saimir Hoxha u shpall ‘Dëshmorë i Atdheut’.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plas sherri mes Lalës dhe Rexhajt: Meriton të rrihesh siç të rrihte Buzhala, por s’i ndyj duart me ty

22:40 / September 24, 2026

Dënimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, çfarë strategjie mund ta ndjekë Qeveria e Kosovës për apelin në Hagë?

20:59 / September 24, 2026

Presidenti pritet të mbledhë Këshillin e Sigurisë javën e ardhshme, ish-kreu i SHISH nën akuzë se ndihmoi Agasin me të dhëna sekrete

19:49 / September 24, 2026

Aksion i policisë në Tiranë, vihen në pranga 8 të kërkuar për krime të rënda, armë, drogë dhe vjedhje

15:26 / September 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.