Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Mushkëri të pastra dhe të shëndetshme, konsumoni këto produkte dhe do të ndiheni më mirë

12:30 / August 26, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mushkerite
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mushkëri të pastra dhe të shëndetshme, konsumoni këto produkte dhe do të surprizoheni nga rezultati

Pa mushkëritë nuk ka jetë. Ato janë të nevojshme për pastrimin e oksigjenit nga toksinat dhe transportimin e tij nëpërmjet gjakut drejt të gjithë organizmit.

Sistemi i frymëmarrjes duhet mbrojtur me fanatizëm për një jetë më të gjatë. Mbrojtja fillon duke u kujdesur në ushqimet, pijet dhe substancat që lejojmë të futen në organizëm. Në këtë artikull do të mësoni për ushqimet dhe pijet më të domosdoshme për shëndetin e mushkërive.

Uji

Uji është i pari në listë sepse ai e hidraton organizmin plotësisht. Sa më të dehidratuara mushkëritë aq më i lartë niveli i irritimit të tyre. Për më tepër, në çdo gotë me ujë ju do të merrni më shumë oksigjen të nevojshëm.

Frutat e Pyllit

Shëndeti i mushkërive është i lidhur fort me praninë e toksinave. Frutat e pyllit janë perfekte për pastrimin e mushkërive nga toksinat. Boronicat, rrushi, luleshtrydhet kanë shumë antioksidantë që ofrojnë mbrojtje nga kanceri, përfshirë këtu atë të mushkërive.

Fasulet

Fasulet janë të mira si për zemrën, ashtu edhe për mushkëritë. Ato janë një burim shumë i mirë i fibrës dhe një racion i tyre plotëson 50 përqind të nevojës ditore për fibër. Një regjim ushqimor i pasur me fibër luan një rol kyç në shëndetin e mushkërive.

Mollët

Mollët përmbajnë vitamina dhe minerale thelbësore për funksionin e duhur të mushkërive. Bëhet fjalë për vitaminën C, prania e së cilës ul rrezikun e kancerit të mushkërive. Për më tepër, ato përmbajnë fibër dhe ujë.

Shega

Shega është një heroinë e vërtetë në mesin e ushqimeve të shëndetshme. Ajo është e pasur me antioksidantë dhe acid elagjik që ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene në mbarë trupin, përfshirë mushkëritë.

Specat e kuq djegës

Specat djegës janë mirëbërës jo vetëm kundër sinozitit por edhe për pastrimin e sistemit të frymëmarrjes nga infeksionet. Kapsaicina, një përbërës aktiv i specave, pastron mushkëritë dhe ngadalëson rritjen e qelizave kancerogjene.

mushkëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.