Policia e Gjirokastrës ka ndaluar një 20-vjeccar për ndihmë të paligjshme të kufirit ndaj shtetasve nga vendet e treta. Ndërkohë që bashkë me të janë ndaluar dhe dy të tjerë nga Lazarati.
Po ndërkohë gjatë kontrollit në shtëpitë e këtyre të fundit janë gjetur fidanë kanabis sativa.
NJOFTIMI
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Gjithashtu ndalohen dy shtetas të tjerë si të dyshuar për bashkëpunim dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Nga specialitët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi :
P.B., 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi:
Në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, u kap duke transportuar me automjetin e tij, 6 shtetas nga vendet e treta kundrejt pagesës, si dhe u ndaluan si të dyshuar për bashkëpunim shtetasit S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve S.B. dhe A.B. u gjetën fidanë kanabisit të kultivuar në oborrin e banesës së tyre.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme
