Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Në kërkim ndërkombëtar për trafik kokaine, kapet në Morinë belgu

14:44 / August 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrestim elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia kufitare e Morinës bën të ditur se ka vënë në pranga një 26-vjeçar belg, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjestar i një bande kriminale që merrej me trafikun ekokainës.

Policia Kufitare e Morinës në bashkëpunim me Interpol Tirana, Interpol Brukselin dhe Interpol Bern Zvicër, vë në pranga dy persona në kërkim ndërkombëtar. “Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjestar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.”, thotë policia në njoftimin zyrtar.

Krahas tij është arrestuar dhe një shtetas kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra. Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B, dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.

NJOFTIMI I PLOTE

-Nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë është arrestuar shtetasi belg :

K. Q, 26 vjeç, lindur në Hoy, Belgjikë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar i shpallur nga Interpol Brukseli, Belgjikë pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Antëerp, Belgjikë me datë 28.05.2019 ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Pjesëmarrje në grup kriminal”, “Trafikim i narkotikëve dhe perkusorëve” parashikuar nga nenet e Kodit Penal belg.

Nga hetimet e filluara me datë 07.10.2017 ka rezultuar se K. Q, është pjestar i një organizate kriminale në fushën e trafikimit të drogave të forta kokainë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Brukselin/Belgjikë, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

-Po nga Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë u arrestua shtetasi kosovar :

H. B, 28 vjeç, lindur në Dubrav, Kosovë.

Shtetasi H B, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bern/Zvicër, pasi Autoritetet gjyqësore të kantonit të Gjenevës, Zvicër me datë 08.07.2019 kanë lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vjedhja”, “Dëmtim prone” dhe “Dhunim banese.

Në harkun kohor 21 Dhjetor 2018 dhe 13 Mars 2019, në kantonin e Gjenevës, H.B, dyshohet se ka kryer 21 vjedhje, duke hapur me forcë dyert, dritaret e banesave, ka hyrë në shtëpitë dhe apartamentet private dhe ka vjedhur objekte dhe shuma të ndryshme parash.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Bern/Zvicër, u bë i mundur arrestimi i tij në Shqipëri me qëllim ekstradimi drejt Zvicrës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.