Ilir Beqaj, i deleguari i PS-së për qarkun e Shkodrës ka reaguar për sulmin ndaj selisë rozë në këtë qytet duke postuar një foto ku shfaqet kryebashkiakja Voltana Ademi mes protestuesve.
“Ja kush e dogji selinë e PS Shkodër, në tentativë të dëshpëruar për të trazuar Shkodrën dhe Shqipërinë”, thotë Beqaj.
Ademi më herët në një televizion lokal e dënoi veprimin e protestuesve por më pas u shfaq vetë në pamje.
Këtë të shtunë në Shkodër u protestua për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha, ku protestuesit sulmuan selinë e PS duke nxjerr jashtë saj gjithçka e duke i vënë flakën.

