Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një për plagosje dhe tjetri për dhunë në familje, dy të arrestuar në Dibër

11:11 / March 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia arrestim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Dibrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili katër muaj më parë në afërsi të Urës së Dajlanit në Durrës ka plagosur me thikë një tjetër person.

Ndërkaq, policia bën të ditur se është arrestuar dhe një 37-vjeçar pasi e shoqja e ka paditur për dhunë të përsëritur fizike dhe psikologjike.

NJOFTIMI

Dibër/Mat

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Po nga Policia e Matit është vënë në pranga edhe një 37-vjeçar, për dhunë në familje.

Arrestohen nga Policia Rrugore e DVP Dibër dhe dy drejtues mjetesh.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit E. SH., 30 vjeç, banues në Mat.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim policor, pasi në nëntor 2020, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja a rëndë me dashje”.

Ky shtetas, në afërsi të urës së Dajlanit, Durrës, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.
_ Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Xh., 37 vjeç, banues në Klos, pasi për këtë shtetas ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se në mënyrë të përsëritur në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. _

Nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë dy drejtues mjetesh:

K. R., 22 vjeç, banues në Dibër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motor pa targa.

U. Sh., 44 vjeç, banues në Dibër, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mjet tjetër.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026

Nga Paraguaji në portet europiane, si funksiononte rrjeti shqiptar që dyshohet se trafikoi mbi 60 tonë kokainë

10:23 / November 7, 2026

Atentat në mes të Athinës, shqiptari qëllohet me armë pranë një kishe

10:02 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.