Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Njëqind motmote larg dhe sot!

17:30 / June 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0001 3155451894 20210620 142318 0000
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Luçiano Golemi/

Njëqind motmote larg dhe…sot.

Kur më mirë? Drejt cilës Europë?

Pamjet nga dyndjet e miletit në teatrin madhështor Migjeni, për të marrë autografë nga një apo disa modele kotësie, ishin humbella më e madhe shpirtërore që s’mund të Për’Shqitet kollaj nga mendja për sa kohe nuk do ketë një antidot kundërthënës të asaj ç’u pa.

Dhe të vijëzohem papritmas disa modele mes dy kohëve tejet të largëta, që kalojnë mbi fushën e orës, si drejtëza paralele, askund s’përputhen.

I bën pyetjes një pyetje fill naive.

Cilat vajza dhe gra luftuan me mend e me gjithëmend për vendin dhe cilat e pasuan?

Rrafshin psikoanalatik, emocional e artistik është mirë të mos e prekim. Nuk ia dalim dot!

Do duhej Noli, Konica, Çabej, Kadare, Shvarc, Kasoruho, Lasgush, Mitrush e sa e sa të mençëm për të (mos) gjetur se në ç’pikë arrin kjo zbrazëti.

Shohim thjeshtazi dhe vetëm këto portrete. Nga një rresht fjalie të mbishkruar mbi këto eliksire të atyre moteve të nëmun dhe andrallat e kohës së lirisë së madhe.

Ikonat tona femërore ishin shkrimtare, shkencëtare, juriste, muzikante, piktore, të diplomuata në aulat e universiteve më të mira të Europës, morën dhe rrugën e shenjtërimit, por që diktatura e atdheut të tyre i kishte dënuar internimeve, burgjeve, deri dhe në pushkatim.

1- Suhade Cakrani,

vajza e firmërarit të Pavarësisë, Hajredin Cakranit, studioi për Artet e Bukura në Firence, një nga vajzat më të emancipuara të kohës.

2- Musine Kokalari,

shkrimtarja e parë grua në letrat moderne shqipe, studioi për letërsi në Universitetin “La Sapienza” në Romë. Zgjuarsia dhe hijeshia e saj e kompleksoi monstrën. Bëri 18 vjet burg në Burrel dhe vdiq në internim në Rrëshen, e braktisur.

3- Adivije Alibali,

balerinë dhe aktore e njohur. Një talent që spikati me interpretim brilant tek “Skënderbeu”. Karriera e saj përfundoi shpejt. E internuan.

Për qëndrestaret dhe “eruditet” në rreshtin e poshtëm të fotove, çdo koment fyen idiotësinë (inteligjencën po e po) e çdokujt.

20210620 114147 scaled

*ky artikull nuk ka asnjë qëllim denigrues apo personal kundrejt asnjë personazhi, por vë në dukje fenomenin e abuzivizmit dhe modeleve të pafrytshme që i ofrohen sot audiencës përmes masmedias.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.