Në një kohë që zonat malore të vendit dhe jo vetëm, janë zbardhur nga reshjet e dëborës, rastet e ndërhyrjes së ekipeve të emergjencët për qytetarët e bllokuar kanë qenë të shumta. Këtë herë, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë një video nga operacioni i shpëtimit të një alpiniste 31 vjeçare, e cila mbeti e bllokuar në malin e Çikës në Vlorë.
Përmes një postomi në rrjetin social “Facebook”, kryeministri shpreh mirënjohjen për pilotët dhe ekipin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës, ndërsa shton se ia dolën në një kohë record.
“#Respekt🙏 e mirënjohje pilotëve dhe ekipit të Qendrës Kombëtare të Urgjencës që në kohë rekord e në një terren të pamundur ia dolën të kryenin me sukses këtë operacion shpëtimi të alpinistes 31 vjeçare”, shkruan Rama.