Ylli i skuadrës katalane, kapiteni Lionel Messi ka organizuar një pritje sot në shtëpinë e tij, duke ftuar të gjithë lojtarët e skuadrës. Qëllimi i tij ishte të festonin fitoren kundër Valencia dhe të përqendrohet në ndeshjet e fundit, veçanërisht asaj kundër Atletico Madrid në fundjavë.
Megjithatë, pavarësisht qëllimit, sikurse ishte ajo e krijimit të një klime të ngrohtë para një ndeshjeje si ajo ndaj Atletico Madrid, kjo mund t’i kushtojë argjentinasit. ‘Festa’ ka thyer protokollet shëndetësore të qeverisë katalane dhe ligës së Spanjës kundër Covid-19.
Protokolli parasheh mbledhjen e jo më shumë se gjashtë personave, të cilët nuk janë nga e njëjta familje dhe tani Messi thuhet se do të përballet me një masë ndëshkimore prej 60 mijë eurosh, që mund të përshkallëzohet deri pezullimi për një ndeshje.
Sipas të përditshmes spanjolle “ABC”, thuhet se La Liga do të hapë një procedurë disiplinore kundër Barcelonës, e madje edhe ndaj argjentinasit.

