Bulqiza ishte rajoni më i prekur nga defektet e furnizimit me energji për shkak të motit të keq që nisi prej 22 marsit. Tashmë mësohet se 87% e avarive në Burrel janë rregulluar, ndërsa Bulqiza ka vetëm një fider me defekt.
Nisur dhe nga vështirësia e punës në terren, brenda 48 orëve, megjithë vështirësitë e terrenit si pasojë e rrugëve të bllokuara nga bora, janë riparuar afro 87 % e defekteve në rajonin e Bulqizës, Burrelit, Rrëshenit e Peshkopisë.
Në ndihmë të ekipeve të brigadave të avarisë së OSSH #Burrel, u angazhuan dhe forcat e pushtetit vendor të këtij rajoni, të cilët ndihmuan me mjetet e tyre duke zhbllokuar rrugët.
Aktualisht, janë riparuar 350 kilometra linjë TL, TM dhe TU dhe gjatë ditës së sotme ka vijuar puna sërish për riparimin e defekteve kryesisht në degëzime që ndodhen në zonat e thella rurale.
Situata e furnizimit me energji elektrike është futur në dinamikën normale dhe OSSH thekson se nuk ka asnjë problematikë në organizimin e punës së brigadave të avarisë në terren por cdo vonesë në riparimin e defekteve lidhet me vështirësitë e terrenit në të cilët janë konstatuar defektet.
Puna në terren e brigadave të avarisë vijon me intensitet për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
