Pas lëkundjeve të herë pas hershme në qarkun e Korçës, të cilat vijojnë ende, një tjetër tërmet i fuqishëm është ndjerë në veri të vendit. Epiqendra mësohet të ketë qenë në bashkinë e Matit, me një magnitudë 3.3.
Sipas sektorit të emergjencave civile në bashkitë e Matit dhe Klosit nuk janë raportuar dëme materiale. Ata bëjnë të ditur për tirananews.al se janë në kontakt të vazhdueshëm me administratorët dhe kryepleqtë e zonave ku u ndjenë lëkundjet.


