Kuvendi i thirrur nga ish kryeministri Berisha dhe mbështetësit e tij votoi dje për shkarkimin e Kryetarit të PD-së, Lulzim Basha.
Kuvendi miratoi një statut të ri në bazë të të cilit u vendos dhe shpallja e pavlefshme e zgjedhjes së strukturave drejtuese aktuale.
Pas vendimeve të djeshme, ajo që vihet re është se Basha ka humbur edhe kontrollin e faqeve të strukturave të partisë.
Faqja zyrtare e Forumit Rinor të Partisë Demomratike i ka bërë jehonë Kuvendit të thirrur nga Berisha, pjesë aktive e të cilit ishte edhe kreu i të rinjve demokrat, deputeti Belind Këlliçi.
Statusi i FRPD
Ja se si u festua sot ditëlindja e 31-të dhe rithemelimi i Partisë Demokratike!
Jemi krenarë që të rinjtë e FRPD morrën pjesë në masë në këtë Kuvend Historik dhe të Jashtëzakonshëm të PD!
Gëzuar!
Mbrëmjen e djeshme, Basha mblodhi kryesinë e partisë duke u kundërpërgjigjur me masa ndëshkuese ndaj anëtarëve të strukturave drejtuese që ishin pjesë aktive e Kuvendit të thirrur nga zoti Berisha.

