Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Pasuria, babai ka punuar në Greqi ndërsa vëllai në Skoci”/ Video me “mafia”, gjyqtarja e “Tik Tok-ut” në vetting

11:04 / November 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 61922bc7bee20
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila pushtoi rrjetet sociale, pasi publikimit të disa videove skandalozë që ajo hidhte në Tik Tok, ka dalë sot para organeve të vettingut.

Kapedani, e cila ekspozonte veshjet e shtrenjta dhe dëgjonte këngë me mafia, ka preferuar të mbrohet vetë dhe nuk ka marrë avokat në seancë.

Relatorja Brunilda Bekteshi tha se subjekti është hetuar në tre kriteret.

“ILDPK ka deklaruar se nuk ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka bërë deklarim të saktë. Subjekti ka një apartament banimi në vlerën 50 mijë euro në Tiranë. Është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate. Subjekti është pronare e vetme e apartamentit. Subjekti ka shpjeguar se babai i saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit”.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjithhshtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla.

Nuk dihet sa çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vettingut) për këtë magjistrate që ka kaq shumë “njolla” në karrierën profesionale.

Çudia me pasurinë

Nga analiza e pasurisë, del se gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pasur më shumë pasuri kur ka nisur punë në sistemin e drejtësisë, ndërsa me rritjen në karrierë dhe emërimin e saj si Kryetare e Gjykatës të ardhurat i janë “zvogëluar”./Gazeta SHQIP

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gara për drejtimin e OKB-së, Rebeca Grynspan kryeson votimin e parë joformal

09:21 / July 31, 2026

Evropa në flakë: mijëra të evakuuar nga zjarret masive në Francë, Spanjë dhe Itali

17:41 / July 24, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.