Nxënës te shkollës se Mesme te bashkuar Topojan në Kukës iu bashkuan nismës “KrijoOtënd” #mbill5pemë, duke mbjelle fidanë dekorativë në oborrin e shkollës dhe 100 fidanë pishe të zezë në fondin pyjor të Parkut Natyror Korab-Koritnik.
Me mbështetjen e stafit të zonave të mbrojtura, drejtorisë rajonale të Mjedisit dhe prefektit të qarkut Kukës, aksioni për mbjelljen e pemeve do të vazhdojë edhe në ditët e tjera në të gjithë pjesën e parkut kombëtar Korab -Koritnik, pasi në këtë park do të mbillen rreth 5 mijë fidanë pyjor, prej tyre tre mijë fidanë halorë dhe dy mijë akacie në vende ku ka të shfaqur erozion.
Në këtë aksion mori pjesë edhe prefektura e qarkut të Kukësit, e cila fton të gjithë subjektet private, institucionet dhe qytetarët ti bashkohen k’ësaj nisme që vazhdon deri në mes të muajit prill.



