Për të gjitha pagat e para ’94-ës, qeveria vendosi të aplikojë një rritje, e cila do të ishte e njëjtë për të gjitha kategoritë. Miratimi i koeficientit të indeksimit 8.76 për qind do të mundësonte përgatitjen e këtyre pagave me kushtet e sotme, njëkohësisht do të zbuste deri diku hendekun mes pensioneve të lidhura para dhe pas reformës së ndërmarrë në 2014.
SI KANË NDRYSHUAR PAGAT
Tirananeës boton sot të plotë pagat referuese, ato të deklaruara dhe vlerat e dala pas indeksimit me koeficientin 8.76 për të gjitha profesionet. Rivlerësimi i bërë ka qenë një domosdoshmeri, nisur kjo nga fakti qe pagat luhateshin nga 4 mije deri ne 2 mije leke në muaj për punëtorët. Me të njëjtat kushte ishin edhe ata, të cilët punonin në ndërmarrjet e kohës si specialist i lartë apo specialist i mesëm, përjashtuar që mbanin poste drejtuese. Megjithatë, edhe në këto raste shuma që përfitohej në fund të muajit nuk i kalonte 8 mijë lekët. Por si kanë ndryshuar këto paga pas rivIerësimit të bërë për efekt pensioni? Referuar tabelave, një punonjës ndërtimi, i cili ka marrë rreth 3 mije leke në muaj, në momentin e daljes në pension për çdo vit kontributiv që ka përpara vitit 1994, paga mbi bazën e së cilës do t’i llogaritet shtesa nuk do të jetë 3 mijë, por 26 800 lekë. E njëjta gjë edhe me ata, të cilët kanë punuar në ushqimore, të cilët, pavarësisht se kanë marrë rreth 2700 leke, llogaritë në kohën e pensionit nuk do të bëhen mbi këtë pagë, por mbi atë që ka dalë nga shumëzimi i saj me koeficientin 8.76 (2700x 8.76=23 652 lekë). Në këtë mënyrë, të gjithë ata, të cilët janë në prag pensioni dhe kanë kontribute përpara vitit ’94 mund të bëjnë llogaritë për masën e përfitimit që u takon. Pak dite më parë, qeveria miratoi edhe koeficientin e indeksimit të pagave për vitin 2017. Sipas vendimit, për 2017-ën paga mesatare për efekt të llogaritjes së pensioneve është rritur me 3.7 për qind, ose thënë ndryshe 960 leke në muaj. Nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë rreth 27 mijë te moshuar.
LLOGARITEN PENSIONET E REJA
Masa fillestare e pensionit mujor të pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
1.Në vitin 2019, shuma bazë e pensionit që u jepet të gjithë personave të siguruar që kanë 36 vite e 8 muaj periudhë sigurimi, është e barabartë me 7465 leke;
2. Shtesa, bazuar në formulën e llogaritjes së pensionit, është 1 përqind, për çdo vit sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësueshme, që personat e siguruar kane arritur nëpërmjet kontributeve të paguara. “Baze mesatare e vlerësuar” nënkupton pagën bruto, mbi të cilën është aplikuar norma e kontributit të detyrueshëm të sigurimeve shoqërore sipas viteve dhe është kjo pagë mujore, që rivlerësohet e aktualizohet duke përdorur koeficientet e indeksimit të çdo viti, deri ne momentin e lindjes së të drejtës dhe plotësimit të kushteve për të përfituar një pension.