Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Përfaqësuesja e Kosovës zyrtarizon tranjerin e ri

14:12 / February 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tranjeri i ri i kosoves
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga sot, përfaqësuesja e Kosovës do të ketë një tranjer të ri në stolin e vet. Timonieri i ri i që do të marrë në dorë frenat e kombëtares së Kosovës do të jetë Alain Giresse, i cili është prezantuar sot zyrtarisht përpara mediave.

Prezantimi i Giresse u bë nga kreu i FFK-së, Agim Ademi, në një konferencë shtypi të organizuar së bashku me Muharrem Sahitin dhe Bajram Shalën. Trajneri francez ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Kosovën.

Giresse tha në konferencë edhe fjalët e para të tij si trajneri i Kosovës, ndërsa nuk nguroi të kujtonte edhe ish-presidentin e FFK-së, Fadil Vokrrin.

“Desha t’ju përshëndes të gjithëve. Sot po zyrtarizohet detyra ime si selektor i kosovës. Të flasim se si rrodhi puna që unë të vij këtu. Në jetë e kemi të kaluarën tonë. Kam pasur para disa viteve një vizitë në Kosovë, sa ishte kryetar Fadil Vokrri. Kam pasur lidhje shumë miqësore, shumë të forta me të. Në Francë kur kam dëgjuar për vdekjen e tij, jam prekur shumë”, u shpreh trajneri francez.

Giresse si trajner ka një CV të pasur sa i takon ekipeve dhe kombëtareve që ka drejtuar ndër vite si: Toulouse, PSG dhe FAR Rabat, ndërsa ka udhëhequr edhe kombëtaren e Gerogjisë, Gabonin, Malin, Senegalin dhe kombëtarja e fundit që ka drejtuar është ajo e Tunizisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Momente paniku, futbollisti pëson arrest kardiak gjatë ndeshjes

21:00 / November 2, 2026

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, merr sërish shiritin e kapitenit pas pezullimit

14:18 / October 28, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, lë pas Mbappé dhe Yamal

08:24 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.