Policia e Vlorës ka arrestuar drejtuesin e mjetit që përplasi pasditene djeshme në Vlorë nënën me fëmijën në krahë.
Nw pranga është vënë L. H., 22 vjeç nga Vlora. Një grua që ishte duke kaluar rrugën me fëmijën në krah u përplas nga një makinë tip ‘Mazda’ pasditen e sotme në zonën e Skelës në qytetin bregdetar. Fëmija ka shpëtuar për mrekulli, ndërsa nëna është transportuar në spital e plagosur.
