Policia bën të ditur se është vetëdorëzuar në polici autori i plagosjes mbrëmjen e të enjtes së 49-vjeçarit në Kolonjë.
Sipas policisë F.M., 29 vjeç nga fshati Bejkovë ka shkuar vetë para efektivëve, pas një sherri që kishte nisur me 49-vjeçarin.
Lexo edhe- Sherri në lokal degjeneron në përdorimin e thikave
INFORMACIONI POLICISE
Në vijim të informacionit paraprak datë 18.07.2019, i cili bën fjalë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Qafëzez, ku gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta është plagosur me mjet të mprehtë 49 vjeçari F.Ç, informojmë se është vetëdorëzuar në ambjentet e Komisariatit, shtetasi F.M, 29 vjeç, banues në fshatin Bejkovë, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.
Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
