Kishte dalë të takonte ca shokë por nuk u kthye më në shtëpi dhe fati i tij nuk dihet që prej datës 13 gusht. Bëhet fjalë për Daniel Gjinaj, një 16-vjeçar shqiptar që jeton në Angli.
Sipas autoriteteve atje, ai shoqerohej shpesh me bashkeatdhetare te tij ne ate qytet. Per here te fundit i pa me daten 13 gusht, kur u largua menjëherë pas orës 2:00 duke thënë se do të takonte disa miq.
Pas kesaj, familja nuk ka marre vesh me asnje lajm rreth tij, nderkohe qe policia ka nisur kerkimet.
Dyshohet se ai mund te kete udhëtuar në Worthing, Lancing ose Croydon. “Kushdo që e ka parë ose kush e di për vendndodhjen e tij, i kërkohet të raportojë në internet ose të telefonojë policine”- thuhet ne njoftimin qe publikojne mediat vendase.
