Policia e Pogradecit ka arrestuar një 52-vjeçar i cili ka kanosuar dhe ka ushtruar presion psikologjik ndaj dhëndrit të tij.
Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur në zonën industriale të qytetit dhe ka qenë dhëndri ai që ka denoncuar në polici.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në zonën industriale të këtij qyteti, ky shtetas dyshohet se ka kanosur dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj dhëndrit të tij shtetasit E. A., 34 vjeç, banues në fshatin Buçimas”, thotë policia.
