Një vogëlushe 6-vjeçar është parë nga një polic rrugor në atë të rrugës duke qarë. Vajza kishte humbur dhe prindërit kishin pak orë që kishin bërë denoncimin për zhdukjen e saj.
Polici në krye të shërbimit, në aksin rrugor Zogu i zi-Laprakë, i ka ofruar ujë dhe ushqim dhe është përpjekur të mësojë adresën e vogëlushes. Ai ka njoftuar kolegët e tij në komisariat, të cilët sapo kishin marrë dhe kallëzimin e nënës.
Vogëlushja është dërguar me makinën e policisë për t’iu bashkuar prindërve të saj.
