Nuk i ndaloi policisë italiane dhe kaq mjaftoi që ai të ndiqej pre tyre për tu ndaluar disa kilometra më pas. Në mjetin e tij karabinierët gjetën 200 kg marijuanë në njëqind pako.
Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në Bolonja, në aksin rrugor Bologna Fiera ku janë shtruar kontrollet kundër trafikut të narkotikëve.
I riu shqiptar është arrestuar dhe është identifikuar si N.R., 29 vjeç. Nëse sasia e drogës do të dilte në treg organizata kriminale do të fitonte 1. 2 milionë euro.
