Policia e Tiranës bën të ditur se ka vënë në pranga një 18-vjeçare pasi iu gjet një armë e ftohtë, ndërsa shokut të saj një sasi kanabisi.
Ata janë ndaluar në rrugën “Fadil Deliu” në Tiranë, ndërsa sasia e drogës 29-vjeçarit iu gjet në shtëpi.
NJOFTIMI I PLOTE
Tiranë
Bien në pragat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimim e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. B., 29 vjeç dhe A. Q., 18 vjeçe, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. B., sherbimet e Komisariatit Nr.4 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar kanabis dhe 1 armë të ftohtë, e cila kjo e fundit i përkiste shtetases A. Q.
