Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

“Predatori” kap maniakun 59-vjeçar, joshte vajzat e mitura

15:25 / December 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pranga
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Tiranës ka arrestuar sot një shtetas që mashtronte vajza të mitura, me qëllim përfitimin seksual.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, pas një pune të mirfilltë hetimore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative se një shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, joshte femra, kryesisht të mitura, me qëllim përfitimin seksual, finalizuan operacionin policor të koduar “Predatori”, në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– M. Ç., 59 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale, mashtronte femra, kryesisht të mitura, për përfitim seksual.

Gjatë hetimeve është bërë i mundur identifikimi në kohë i personit të dyshuar dhe parandalimi i kryerjes së veprimeve të mëtejshme kriminale nga ky shtetas, me të miturat.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës, pasi kishte organizuar një takim me një shtetase tjetër të mitur.

Gjatë veprimeve hetimore (këqyrjes së celularit) janë gjetur prova kompromentuese për këtë shtetas, që e implikojnë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Ngacmimi seksual” dhe “Trafikimi i të miturve”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ Gjendet lëndë eksplozive pranë derës së dyqanit të Noizyt, policia nis hetimet

14:40 / August 8, 2026

Sherr mes të dënuarve në burgun e Fierit, përfundojnë në spital. Si nisi konflikti

13:40 / August 8, 2026

Kaos në Kuvendin e Kosovës, Kurti kërkon më shumë kohë për marrëveshjen, deputetja e AAK-së e qëllon me vezë

12:51 / August 8, 2026

28 emigrantë sudanezë do të kalonin drejt Malit të Zi, arrestohen dy persona në Korçë

11:37 / August 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.