Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pse do vendoset FRONTEX-i në kufirin Shqipëri-Greqi?

09:06 / April 9, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria s’mund të menaxhojë e vetme një fluks potencial refugjatësh, deklaroi ministri i Brendshëm i Shqipërisë në sfondin e tentativa të refugjatëve për kalimin nga Greqia në Shqipëri me synim vendet e BE-së.

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, deklaroi sot (8 /04/2019) se ka informacione ” për qarkullimin përmes mediave sociale për përpjekjet e organizimit të një karvani refugjatësh nga Greqia drejt Europës”. Ai la të kuptohet që Shqipëria ka kapacitete të kufizuara për të pritur një fluks potencial refugjatësh që mund të kalojnë në Shqipëri përmes kufirit të saj me Greqinë kur vuri në dukje se: ” Shqipëria ka ato kapacitete që ka dhe nuk mund t’i shtojë sa herë që aktivizohen valë të tilla refugjatësh.” Deklaratat Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i bëri në Tiranë, në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologin dhe Zv. Kryemnistrin e Çekisë, Jan Hamáček.

FRONTEX-i vendoset në kufirin e Shqipërisë me Greqinë

Ministri i Brendshëm Lleshaj e quajti menaxhimin e flukseve të refugjatëve „një sfidë shumë dimensionale dhe të vështirë për t’u menaxhuar dhe situata është e vështirë për t’u kontrolluar nga një vend i vetëm.”

“Situata po mbahet në kontroll të vazhdueshëm. Shqipëria ka kapacitete për të marë pjesë në kontroll por sigurisht nuk mjafton vetëm pjesa jonë . Kjo është një ҫështje e madhe që tejkalon përmasat e Shqipërisë dhe rajonit.” tha ministri i Brendshëm LLeshaj.

Ai solli në vëmendje situatën e vështirë në vitin 2015, i cilësuar si viti i krizës në Europë për shkak të qindra mijëra refugjatëve nga Siria, Afganistani dhe Iraku, përmes Detit Mesdhe vërshuan në Europë për të shpëtuar nga lufta dhe peërsekutimi. Në nëntor 2015 rreth 160 mijë refugjatë u sistemuan në qëndrat pritëse të Greqisë. Por ngjartjet e fundit në kufirin greko- shqiptar tregojnë se synimi i tyre është të ikin në Europën e Veriut , përmes Shqipërisë apo Maqedonisë. A mund të mbahet nën kontroll situata e një vërshimi të mundshëm tëtyre në Shqipëri? Ministri i Brendshëm LLeshaj jep një përgjigje pozitive të kushtëzuar nga bashkëpunimi me partnerët europianë. ” Shqipëria do t’ia dalë të menaxhojë situatën dhe ta mbajë nën kontroll pasi është më e koordinuar me partnerët e saj eurropianë dhe FRONTEX, që aktualisht ndodhet në kufirin e përbashkët të Shqipërisë me Greqinë.

Shqipëria është vendi i parë jo anëtar i BE që nënshkroi në vitin e kaluar marrëveshjen e bashkëpunimit me BE për menaxhimin e kufijve e njohur si marrëveshja me FRONTEX, ( European Border and Coast Guard Agency). Kjo marrëveshje i lejon BE-së të koordinojë bashkëpunimin operacional me Shqipërinë për menaxhimin e kufijve të jashtëm të BE. Në fokus të bashkëpunimit është migrimi illegal dhe flukset migratore si dhe krimi ndërkufitar. Që nga marrëveshja me Frontex vitin e kaluar është rritur asistenca teknike dhe operacionale e BE-së në kufijtë e Shqipërisë. Menaxhim efektiv i kufijve të jashtëm të BE-së, mbajtja nën kontroll e flukseve potenciale migratore, lufta kundër kontrabandës së emigrantëve vazhdojnë të jenë sfida të rëndësishme për Shqipërinë, rajonin dhe BE-në. DW

Frontex Shqipëri-Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.