Natën e të premtes kryetares së Partisë Demokratike në Ulëz i dogjën dy mjetet e saj, ngjarje për të cilën policia ka nisur hetimet.
Burime jozyrtare për tirananews.al bëjnë të ditur se kjo është hera e tretë që i ndodh një ngjarje e tillë dhe dyshimet e para lidhen me pozicionin e mëparshëm të punës. Ajo ka qenë drejtoreshë e HEC-it të Ulzës, ku ka kryer dhe reformë politike.
Lexo edhe- Digjen gjatë natës dy mjetet e kryetares së PD-së së Ulzës, Kalthi: Nuk kam konflikt me njeri
Burime të besueshme bëjnë të ditur edhe se bashkëshorti i saj dhe vetë Gjelina prej dy vitesh kërkojnë azil politik jashtë vendit .
Një tjetër pistë hetimi është se ngjarja mund të ketë ndodhur nga persona që kanë probleme me shëndetin mendor, të cilët kanë djegur makinat pas konsumit të alkoolit. Megjithatë policia pritet të hedhë dritë mbi ngjarjen.
Partia Demokratike në një reagim të saj zyrtar e ka quajtur një sulm politik, për shkak se familja Kalthi ka marrë pjesë në protestat opozitare në Tiranë.
Lexo edhe- PD tregon arsyen pse u dogjën makinat e kryetares së Ulzës
