Për shkak të punimeve që po kryhen në hyrje të qytetit të Fushë Krujës dhe fluksit të madh të lëvizjes për shkak të sezonit turistik, policia rrugore e Durrësit bën të ditur se devijohet kalimi në këtë rrugë.
Tashmë, lëvizja e mjeteve dhe kryesisht ajo e kamionave të cilët operojnë në Fushë Krujë, Krujë dhe në zonat përreth dalja e tyre nuk do të bëhet në kryqëzimin e Luzit, por do të devijohet në rrugën e vjetër Fushë Krujë-Borizanë-Thomanë.
Ndërsa kamionët që vijnë nga Vora për shkak të ngarkesës të ndjekin aksin rrugor Vorë-Casa Italia -Kamëz-Tapizë-Fushë Krujë.
Shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuar dhe kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët e tjera alternative të vëna në dispozicion deri në përfundim të punimeve.
