Një 28-vjeçar është arrestuar pasi në orët e vona të natës ka qëlluar në ajër me armë zjarri në aksin rrugor Burrel-Klos.
Sipas burimeve zyrtare, i riu është arrestuar dhe bashkë me të është sekuestruar dhe arma, një pistoletë TT. Ende nuk ka një informacion zyrtar se për çfarë arsye ka qëlluar në ajër.
NJOFTIMI POLICISE
Burrel
Qëllon me armë zjarri në ajër në orët e vona të natës në aksin rrugor Burrel – Klos, me qëllim krijimin e panikut, por arrestohet në flagrancë nga Policia
Sekuestrohet arma e zjarrit Pistoletë “TT”, me të cilën dyshohet se autori ka qëlluar në ajër. Sekuestrohen 2 gëzhoja pistolete.
Shërbimet e Policisë së Matit, pas marrjes së informacionit se në aksin rrugor Burrel -Klos ka të shtëna me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë reagimit në kohë si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: F. Ll., 28 vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Suc, Bashkia Klos.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 29.06.2019, në orët e vona të mbrëmjes, në aksin rrugor Burrel-Klos, në afërsi të fshatit Shoshaj, ka qëlluar dy herë në ajër me armë zjarri.
