Policia bën të ditur se të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në fshatin Fushë Kuqe të Kurbinit, ku ka shkuar menjëherë sapo është sinjalizuar.
Mësohet se një i ri ka qëlluar me pistoletë në drejtim të një 60-vjeçari, po fatmirësisht pa patur të lënduar.
Sakaq, i riu është identifikuar nga policia dhe është shpallur në kërkim.
NJOFTIMI I PLOTE
Qëlloi me armë zjarri në
drejtim të një shtetasi, identifikohet dhe shpallet në kërkim nga Policia.
Më datë 03.08.2021, në fshatin Shenkollë, Lezhë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F.N., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit P.T.,60 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Shtetasi F.N., është larguar menjëherë me automjetin e tij. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit F.N., 33 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 gëzhoja.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe si dhe për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
