Qeveria i ka dhënë ministrisë së Mbrojtjes një fond shtesë prej 10 milionë lekësh për kompensimin e veçantë të familjeve të ushtarakëve nëntetar Zarife Hasanaj dhe major Klodian Tanushi, të cilët humbën jetën gjatë kryerjes së detyrës, në mision ushtarak, jashtë vendit.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë.
Sipas qeverisë fondi i përcaktuar do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, për vitin 2019.
Dy ushtarakët shqiptarë humbën jetën në Itali në fillim të muajit maj. Ndërsa u plagos edhe reshteri Julian Kapaj.

