Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama bën paralajmërimin e fortë për prokurorin e Durrësit: Nuk i shpëton dot ndëshkimit…

11:55 / October 7, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama kuvend
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë takimit të përjavshëm me “platformën bashkëqeverisëse”, kreu i qeverisë Edi Rama ka paralajmëruar prokurorin Ndoja se nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit. Rama tha se ky prokuror bashkëpunon me bandat kriminale dhe ushtron presion e shantazh mbi zyrtarët e administratës. Ndër të tjera ai theksoi se “ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”

“Qytetarët nuk e hedhin fjalën në erë, por kur na adresohen, marrin përgjigje. 34 mijë ankesa kanë marrë përgjigje pozitive, ndërsa kur qytetarët të dëshpëruar na drejtohen për sistemin e drejtësisë, por ne nuk kemi mundësi të ndërhyjmë.

Ju e patë vetë javën e kaluar, të transformimit të një figure të sistemit të drejtësisë me përfaqësues të interesave të krimit, që sigurisht nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit, por ama kur vjen puna te ndërhyrja në proces, kjo është e pamundur për qeverinë, për pushtetin ekzekutiv, sepse Kushtetua përcakton qartë kufijtë e çdo pushteti dhe kufizimet që ne kemi, pavarësisht se mund të jetë e drejtë ajo që qytetari kërkon.

Fatkeqësisht po shohim se pastrimi i llumit nga sistemi i drejtësisë ka dhe një efekt negativ, sepse shumë prokurorë e gjykatës që janë të zhytur deri në fyt, po e shfrytëzojnë pushtetin që ju jep ligji me moton ‘të kapin, çfarë të kapim’. Ata nuk kuptojnë që ndërtimi i sistemit të ri të drejtësisë kërkon kohë.

Ata që Vettingu i përjashton, do të rikthehen para prokurorëve dhe gjykatëse për të dhënë llogari për pasurinë e tyre, të jenë të sigurt. Edhe ata që bëjnë krime për të përfituar para të zezë, apo shpërblime të majme nga organizata kriminale, drejtësia mbi ta mund të vonojë dhe pak, por nuk do të harrojë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Rriban të Mallakastrës del jashtë kontrollit, flakët rrezikojnë përhapjen në zona të tjera

16:40 / August 4, 2026

Dy shqiptarë të RMV, non grata në Shqipëri – Frrok Çupi: VV e “Vlen” nxisin përçarje. Protesta? Qytetarët janë mashtruar

15:37 / August 4, 2026

U shpall non grata, Valon Bela: Vendim i marrë në sinkron nga Rama dhe Vuçiç

14:58 / August 4, 2026

“Altin Dumani i paditur për shpifje”, SPAK konfirmon lajmin e mediave italiane

14:40 / August 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.