Të mos ketë vonesa për SPAK është shprehur ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca gjatë konferencës së përbashkët të Ministrave të Drejtësisë në Ballkan e cila po mbahet në Tiranë.
Ai u ndal tek procesi i reformës në drejtësi dhe sfidat e Shqipërisë duke theksuar se se nuk duhet të ketë vonesa të pajustifikuara për krijimin e SPAK dhe BKH.
“Gjithçka ka të bëjë më drejtësinë, sepse ajo është themeli i demokracisë funksionale. BE ka qenë krenare dhe është krenare që ka punuar pa fund për të mbështetur Shqipëri. Në në reformën në drejtësi. Reformat nuk ndodhin se pse i kërkojmë ne , por reformat kërkohen nga qytetarët. Asnjë ndryshimi themelor nuk ndodh brenda natës, por duhet të filloj diku. Reforma në drejtësi, është pjesë e historisë moderne të Shqipërisë. Ne presim krijimin e BKH dhe SPAK dhe detyra është që mos të këtë ngadalësim në këtë rrugëtim. Historia e reformës në drejtësia është një histori përkushtimi konsensusi mes palëve politike. Nuk ka demokraci pa drejtësi që mbron të drejtat e qytetarëve”-tha Soreca.
