Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur nisjen e kampionatit përmes një postimi në rrjetet sociale duke thënë se tashmë është gati të bisedojë me FSHF për të zgjidhur problemet. Ai tha se shpreson që dhe naftëtaret të marrin shembull.
“E përshëndes fundin e bojkotit absurd të Ligës Profesioniste të Futbollit dhe rifillimin e kampionatit të dielën!Tani po,gati të flasim me Federatën Shqiptare të Futbollit për të zgjidhur me mirëbesim e mirëkuptim hallet e Ligës!Uroj që naftëtarët të marrin shembull.Unë jam gati”, tha Rama.