Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Rrugorët e Korçës 623 masa administrative në një javë për shkeljet në qarkullim

23:59 / August 5, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia rrugore me radar
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Strukturat e Policisë së Qarkut Korçë, edhe gjatë javës që shkoi kanë vijuar punën për rritjen e parametrave të sigurisë. Nga ana e Sektorit të Policisë Rrugore, kanë vijuar kontrollet dhe këshillimet për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës. Sipas burimeve zyrtare, janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas dhe 5 shtetas të tjerë po procedohen në gjendje të lirë si dhe janë tërhequr 6 leje drejtimi. Të njëjtat burime bënë me dije se janë vendosur në total 623 masa administrative, për shkelësit e Kodit Rrugor.

Policia e sektorit të qarkullimit rrugor, mbi bazën e një plani masash ka përforcuar shërbimet e patrullimeve të saj në këtë sezon vere. Javën e kaluar, reth 60 mijë udhëtarë rezultojnë se kanë hyrë në teritorin shqiptar vetëm nga pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qaf-Thanës. Fluksi i lartë i njerzve dhe mjeteve rëndon edhe situatën e qarkullimit rrugor prandaj policia e këtij sektori ka rritur masat e kontrollit me patrulla të stacionuara dhe të lëvizshme.

Janë 8 patrulla të policisë rrugore që kontrollojnë akset kryesore nacionale të Qarkut Korçë. Ndër to, akset kryesore nacionale Kapshticë-Korçë dhe Korçë-Qaf-Thanë me lëvizjen më të madhe të mjeteve janë më shumë në vëmendjen e policisë rrugore e si rrjedhim këtu vendosen edhe më tepër masa administrative për drejtuesit e mjeteve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dëmet pas protestave në Tiranë, Drejtoria e Tatimeve: Vijon procesi i aplikimit nga bizneset e prekura në platformën “Dëmi im”

20:00 / November 16, 2026

Aksident me vdekje në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën Shefi i Krimeve të Rënda

19:40 / November 16, 2026

Dyshohet se gëlltiti drogën, ndërron jetë gjatë intervistimit në polici 26-vjeçarja në Kosovë

13:55 / November 16, 2026

Patos/ Tritol portës së banesës së 33-vjeçarit me “arrest shtëpie”

10:20 / November 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.