Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sekretarja e Përgjithshme e Sandër Lleshajt ka qenë kamariere në klipin e Alban Skënderajt, reagon këngëtari: Ç’të keqe ka?

23:07 / September 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elena pici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këngëtari Alban Skënderaj ka reaguar për herë të parë pas publikimit të lajmit se modelja në klipin e këngës së tij  “Mirëmëngjes”, është pasuesja e Plarent Ndrecës në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me modelen Elena Pici, Skënderaj shkruan se gjatë 10 viteve që ajo mund të ketë studiuar dhe ta ketë merituar postin që i është besuar. 

Ndër të tjera, këngëtari sjell edhe shembuj të huaj, sesi persona me karriera artistike kanë arritur që të bëhen pjesë e botës politike. Edhe pse shprehet se nuk e njeh personalisht, kantautori bën me dije se do ta mbështesë Picin, duke theksuar se vendi ka probleme me të mëdha se e shkuara e saj. 

“Më ranë dhe mua në sy titujt e disa portaleve që përshkruajnë një vajzë të repesktuar, Elena Pici, e cila “nga kamariere në klipin tim ka arritur të marrë një post të rëndësishëm publik.” Është fakt që titujt e disa portaleve tashmë njerëzit i marrin gjithmonë e më pak serizoisht por për vetë fajin e tyre, pra të portaleve. Megjithatë në këtë rast është absurde do thoja dhe demotivuese për çdo kënd e sidomos të rinjtë, e përshkruar si diçka denigreuese. Ç’të keqe ka në parim të aktrosh në klip, 18 vjeç, në një rol kryesor dhe aq më tepër në një klip artistik, familjar, të një kënge të vlerësuar, dëgjuar dhe respektuar nga të gjitha moshat. Aktore e jo vetëm janë bërë kryeministra e presidentë në shtete shumë më të zhvilluar se ky i joni. Personi në fjalë, këto 10 vite distancë mund të ketë studiuar, punuar e sakrifikuar për t’u rritur në profesionin e tij! Unë nuk e njoh personalisht por patjetër që ka mbështetjen time, megjithatë më shumë akoma më shqetëson ky mentalitet në një vend ku ka halle shumë më thelbësore,”-shkruan këngëtari.

Edhe pse nga emërimi i Picit, ende nuk ka asnjë detaj lidhur me eksperiencat e saj të mëparshme dhe formimin akademik që e kanë bërë të meritojë postin e rëndësishëm në një prej Ministrive më me peshë.

elena pici kamariere klipin skenderaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.