Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sekuestrohen 3 çanta plot me euro në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan

10:58 / December 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
euro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

127.500 euro dhe 2 radio si të policisë janë sekuestruar në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan gjatë kontrolleve.

“Kontrolle intensive në pikat e kontrollit të kalimit kufitar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Si rezultat i kontrolleve, nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe strukturat hetimore vendore, në bashkëpunim me autoritetet doganore, janë goditur 3 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi. Në Kapshticë, Morinë dhe Muriqan janë sekuestruar 127.500 euro dhe 2 radio si ato të Policisë. Procedohen penalisht 2 shtetas të huaj dhe 1 shtetas shqiptar, që nuk i deklaruan shumat monetare në kufi. Në vijim të kontrolleve të përbashkëta të Policisë Kufitare me strukturat hetimore vendore dhe ato doganore, bazuar në informacionet e marra në analizën e riskut u bë e mundur që: Në Morinë të sekuestrohen 53.600 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin D. D, 35 vjeç, banues në Rumani; Në Muriqan të sekuestrohen 40.000 euro, në hyrje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin C. B., 37 vjeç, banues në Rumani. Në automjetin e këtij shtetasi janë gjetur edhe 2 radio si ato që përdor Policia. Në Kapshticë të sekuestrohen 33.900 euro, në dalje të RSH-së, të cilat u gjetën në automjetin me drejtues shtetasin K. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Zavalinë, Elbasan. Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Drejtoritë Vendore të Policisë Kukës, Shkodër dhe Korçë janë proceduar penalisht shtetasit D. D., C. B. dhe K. Xh., për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Materialet i kaluan Prokurorive respektive, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Aksident me vdekje në aksin Elbasan-Peqin

09:34 / September 21, 2026

Vrasja në Sarandë, kush është viktima i njohur si “Tani Ruzhdiut”, sapo ishte liruar nga burgu pas një plagosjeje në 2025

11:39 / September 20, 2026

Sarandë, 44-vjeçari ekzekutohet në mes të qytetit nga 2 persona me motorë dhe skafandra

10:58 / September 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.