Festa e 10-vjetorit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka bërë bashkë politikanë nga të gjitha krahët.
Në këtë foto shihet bashkë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ajo e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff, u tha të pranishmëve se në suksesin e një pune të përbashkët ka rëndësi bashkimi I energjive për të vazhduar punën me sukses.
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Tiranë, Leyla Moses Ones, vlerësoi faktin që AADF është sot organizata më e madhe amerikane që vepron në Shqipëri dhe po zhvillon sektorë të ndryshëm.