Një 19-vjeçar është plagosur rëndë me thikë pas një konflikti mes të rinjsh në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit, teksa i riu i identifikuar si Igli Pallosha, është dërguar menjëherë në spital në gjendje kritike për jetën. Policia në vendngjarje pritet të sqarojë rrethanat e ngjarjes së rëndë.
