Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Sherri për lidhjen e dashurisë me punonjësen e marketit, kapet autori që plagosi pronarin

22:50 / January 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Laert Bimaj, 50 vjeç, është vënë në pranga nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kundër Personit dhe Pronës, pasi rezultonte person në kërkim.

Ai dyshohet si autor i atentatit të ndodhur më 6 gusht të vitit të kaluar pranë Universitetit “Ismail Qemali”. Bimaj në atë kohë qëlloi tri herë me pistoletë në drejtim të pronarit të një marketi.

Për këtë arsye, ndaj tij rëndon akuza “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Shënjestër e atentatit të tij ishte shtetasi A.M., pronar i një marketi në zonën e Skelës, raporton Panorama.

50-vjeçari e ka thirrur për të dalë jashtë marketit për të sqaruar një mosmarrëveshje mes tyre dhe në momentin që ka dalë nga marketi, i është drejtuar me fjalët: “Përse më mban në gojë?” dhe më pas ka qëlluar në drejtim të tij me pistoletë.

Pronari i marketit ka arritur të shmanget duke mos pësuar asnjë lëndim nga tre plumbat. Policia në atë kohë arriti të gjente dhe tri gëzhojat e armës. Laert Bimaj i shpëtoi arrestimit të Policisë, ndërkohë që kapja e tij u bë e mundur vetëm pas më shumë se 5 muaj nga ngjarja.

Nga hetimet e Policisë rezulton se 50-vjeçari kishte lidhje dashurie me një nga punonjëset e marketit dhe kjo ishte bërë shkak për konfliktin e tij me pronarin, që çoi më pas deri në tentativën për eliminimin fizik të këtij të fundit.

sherr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jam kushëriri i…”, si ra në kurth kambisti nga Durrësi. I morën 60 mijë euro

10:45 / June 5, 2026

Të shpallur në kërkim nga SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

10:23 / June 5, 2026

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

09:51 / June 5, 2026

Aksident i rëndë në Delvinë, një i vdekur dhe tre të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve

09:01 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.