Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e ish-bllokut ditën e sotme.
Shpërthimi ka ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, ndërsa paraprakisht besohet të ketë shpërthyer një bombol gazi . Te ky pallat jeton edhe ish-kryeministri Bashkim Fino që është aktualisht edhe deputet i PS-së. Nga shpërthimi dyshohet se kanë mbetur të lënduar dy persona. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.